Ballina Aktualitet Tiranë, ish-zv.ministri i arsimit Taulant Muka: Sot në orën 19:00 bëjmë publike...

Tiranë, ish-zv.ministri i arsimit Taulant Muka: Sot në orën 19:00 bëjmë publike plagjiaturat e opozitës

Ish-zv.ministri i arsimit Taulant Muka, përmes një postimi në Facebook, ka paralmëruar se ditën e sotme do të bëjë publike së bashku me Vladimir Kolën të tjera plagjiatura.

Statusi i tij i plotë në Facebook:

“Sot në orën 19:00 LIVE plagjiatura e radhës!

Studentët: Pedagog, prano Vetingun në akademi, dhe të pranojmë në protestë – duam cilësi! Vetting, fjala që politika majtas dhe djathtas po e censuron! Për këtë, sot në orën 19:00 LIVE në faqen time në Facebook bashkë me Vladimir Kola për të treguar plagjiaturën e radhës, por jo në qeveri, por në opozitë! Politika majtas dhe djathtas do të dëmtojë protestën, por nuk do ia arrijë!

Rinia e shpresës, rinia e dijes! Forca, të gjithë jemi me ju!”

Muka dhe Kola kanë zbuluar plagjiaturat në punimet e doktoraturave të ish-zv.ministrit të arsimit Ervin Demo, ministres së shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe deputetes socialiste Mimi Kodheli.