Ballina Aktualitet Tiranë, ish-ministri i Brendshëm Tahiri sërish para Gjykatës

Tiranë, ish-ministri i Brendshëm Tahiri sërish para Gjykatës

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është paraqitur sot sërish në ambientet e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, ku pritet të jepet vendimi për të.

Prokuroria për Krimet e Rënda mbylli më 28 shkurt hetimet dhe çoi dosjen e Saimir Tahirit në Gjykatë me akuzën për “Trafikim të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal “Habilaj” dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”.

Rikujtojmë se një javë më parë, nga Gjykata e Krimeve të Rënda Tahiri tha se politika, krimi dhe drejtësia janë aq bashkë sa ç’ështe dhe ati, biri dhe shpirti i shenjtë.