Ballina Aktualitet Tiranë, ish-ministri Ahmetaj: Investimet e huaja mbyllën me sukses vitin që lamë...

Tiranë, ish-ministri Ahmetaj: Investimet e huaja mbyllën me sukses vitin që lamë pas

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj, i cilëson pozitive investimet e huaja në vendin tonë.

“Super ecuri e investimeve të huaja direkte në vitin 2018, duke kapërcyer për herë të parë nivelin mbi 1 miliardë euro. Ky është një tjeter tregues pozitiv për mbylljen e suksesshme të vitit që lamë pas, në termat e treguesve ekonomikë. Në tremujorin e fundit 2018, fluksi i investimeve të huaja direkte arriti 273 milionë euro, ose 19% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Përqendrimi kryesor është në sektorin e energjitikës (në masën 59%), të hidrokarbureve (në masën 21%) dhe ndërmjetësimit financiar (në masën 3%). Në total, për vitin 2018 investimet e huaja kapën vlerën rekord 1,02 miliardë euro, ose 14% më shumë se totali i vitit 2017 (rreth 900 mln euro). Rritja e besimit tek ekonomia shqiptare është fakt, por është dhe një alert i rëndësishëm për nevojën e vazhdimit të konsolidimit fiskal dhe përshpejtimit të rritjes ekonomike, për të ruajtur performancën pozitive të treguesve,” – shkruan Ahmetaj.