Ballina Aktualitet Tiranë, ish-kryeministri Berisha: Edvini përmbysi qeverinë para se të largohet në azil

Tiranë, ish-kryeministri Berisha: Edvini përmbysi qeverinë para se të largohet në azil

Ish-kryeministri Sali Berisha  ka komentuar ndryshimet e sotme në qeveri, të bëra nga kryeministri Edi Rama.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Berisha shprehet se shefi i ekzekutivit përmbysi qeverinë përpara se të largohet edhe ai vetë për në azil.

Ai shprehet se zëvendësuesit e rinj në kabinetin qeveritar së shpejti do ta përcjellin edhe Ramën për në aeroport me synim marrjen e azilit.

“Edvini përmbys qeverinë para largimit të vet për azil politik! Të dashur miq, sot kreu i krimit të organizuar dhe mafies shtetërore më të rrezikshme të Evropes para largimit per azil politik përmbysi qeverinë e tij,” – thekson Berisha.