Ballina Kronikë Tiranë, ish-kryeministri Berisha denoncon në Facebook lirimin e Kostandin Xhuvanit

Tiranë, ish-kryeministri Berisha denoncon në Facebook lirimin e Kostandin Xhuvanit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publike në faqen e tij në Facebook një denoncim që lidhet me Kostandin Xhuvanin, djalin e Luiza Xhuvanit, aktores dhe ish-deputetes së PS-së. Xhuvani është i dënuar për vrasje, por prej dy javësh nuk gjendet në burg.

Denoncimi i ish-kryeministrit Sali Berisha: “Superskandal! Rama liron nga burgu vrasësin e dashur serial të organizatës kriminale “Rilindja”, Kostandin Xhuvani. Motivi: Kosta ka vrarë 5 te rinj. por është xhani i partisë! Përshëndetje Dr. Kostandin Xhuvani vrasësi i 5 të rijve nuk është më në burg. Para dy javesh Kosta ka qënë në QSUT është bërë operim nga doktorri për apendisitin dhe në dallim nga të burgosurit e tjerë që trajohen në spital apo që edhe vdesin pa ndihmë atë me urdhër nga Rama e kanë marr familjarët brënda ditës nga spitali. Është operuar natën dhe e kanë marr direkt familjarët s’është rregjistruar fare në rregjistrat e spitalit të burgut dhe nuk është në burg me nderhyrje nga vetë Rama është liruar nga burgu nën pretekstin e operacionit.”