Ballina Kronikë Tiranë, ish-deputetët Ndoka dhe Çuko në arrest shtëpie

Tiranë, ish-deputetët Ndoka dhe Çuko në arrest shtëpie

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka vendosur të lirojë sot ish-deputetët socialistë Arben Ndoka dhe Arben Çuko, duke caktuar masën e sigurisë së arrestit në shtëpi.

Në këtë mënyrë, trupi gjykues i kryesuar nga Sokol Binaj vendosi të ndryshojë masën e sigurisë për dy ish-deputetët socialistë nga arrest me burg në arrest në shtëpi.

Deri tani, 17 nga 24 të arrestuarit e operacionit të koduar policor “Vol-Vo 4” janë liruar.