Ballina Aktualitet Tiranë, ironia e kryeministrit Rama: Monika është doktore shkencash, ndërsa Xhelal Mziu...

Tiranë, ironia e kryeministrit Rama: Monika është doktore shkencash, ndërsa Xhelal Mziu profesor

Kryeministri Edi Rama është shumë aktiv ditën e sotme në rrjetet sociale, ku ka bërë disa komente për protestën e studentëve.

Në komentin e fundit në Instagram, ai ironizon Monika Kryemadhin dhe Xhelal Mziun.

“Po këto ngjyrat mos ju kujtojnë ndërmarrjen e teta Monikës? Ajo fton nesër të miturit e Tiranës t’u bashkohen të rriturve të Bashkisë së Kamzës, në protestën për Universitetin #LSIpd🤞

Si Doktore shkencash ajo ka studiuar efektin stimulues të lënies së mësimit tek gjimnazisti, ndërkohë që Profesor Xhelal Mziu, ka kryer një sërë studimesh për efektin e lënies së punës në sistemin tretës të nëpunësit me diplomë Kristali”, – shkruan Rama.