Ballina Aktualitet Tiranë, implantet e dëgjimit do të vendosen me rimbursim nga shteti

Tiranë, implantet e dëgjimit do të vendosen me rimbursim nga shteti

Implanti koklear do të përfshihet në paketën e rimbursueshme nga Fondi Detyrues i Kujdesit Shëndetësor. Lajmin e mirë për gjithë pacientët e dha Dr. Besim Boçi.
Për mikrofonin e Top Channel, mjeku otorinolaringolog tha se ky shërbim vjen për herë të parë në shërbimin mjekësor pas disa vitesh kërkesë.
“Ne jemi në vitin e parë të proçedurës për kryerjen e implantit koklear. Aktualisht jemi në fazën e tenderimit nga drejtoria e spitali. Për vitin e parë janë tenderuar 15 raste, pra 15 fëmijët e parë. Natyrisht ne kemi një listë të gjatë pritjeje”, – tha Prof. Asoc Besim Boçi, mjek otorinolaringolog.

Vendosja e aparatit do të kryhet në QSUT nga ekipi i mjekëve specialist ndërsa për të përfituar pajisjen e dëgjimit do të ketë një proçes selektiv të pacientëve.
Në vendin tonë ende nuk ka shifra zyrtare por sipas specialistëve numërohet të paktën 30 raste të reja çdo vit.