Ballina Aktualitet Tiranë, i vranë të atin deputet të PS-së, i biri publikon foton...

Tiranë, i vranë të atin deputet të PS-së, i biri publikon foton e rrallë nga Kuvendi

Amarildo Xhindi, djali i deputetit të ndjerë socialist Fatmir Xhindi, të ekzekutuar në mënyrë mafioze, ka publikuar një foto të rrallë të të atit nga Kuvendi.

Me të janë edhe ish-deputetët Ndriçim Hysa, Ylli Bufi.

“Ambiente që vetëm ai dinte të krijonte, i miri i të gjithëve, i mirë me të gjithë”, – shkruan Amarildo Xhindi ndërsa shton se ajo ishte “kohë burrash”.

Fatmir Xhindi u vra më 2 maj 2009 jashtë banesës së tij në Roskovec nga persona ende të pandëshkuar nga drejtësia. Rrugën e tij e ndoqi djali më i madh, Anduel Xhindi i cili është deputet në Kuvend prej tre legjislaturash.