Tiranë, i riu përplas taksinë dhe zhduket, plagoset pasagjerja

32

Një grua mbeti e plagosur pasi makina në të cilën ndodhej u përplas në ecje e sipër nga një tjetër mjet, drejtuesi i të cilit braktisi vendngjarjen.

Burime policore bëjnë të ditur sot se F. Rr., 29 vjeç, duke drejtuar mjetin ka aksidentuar automjetin taksi me drejtues I. M.

Si pasojë e ngjarjes së ndodhur dje, është dëmtuar pasagjeria në mjetin taksi, shtetasja E. A.

Pasi ndodhi aksidenti, 29 vjeçari nuk qëndroi aty që të jepte ndihmën e shpejtë, duke u larguar nga vendngjarja.

Sakaq, e plagosura u dërgua dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Policia tha se materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Po ditën e djeshme, F. V., 23 vjeç, në Kashar, ka aksidentuar biçiklistin e mitur të moshës 9 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Edhe 23 vjeçari është arrestuar.