Ballina Aktualitet Tiranë, i ofron para policisë, arrestohet në flagrancë shoferi

Tiranë, i ofron para policisë, arrestohet në flagrancë shoferi

Policia e Tiranës ka arrestuar një 56-vjeçar në rrugën ‘Sadik Peterela’ pasi ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor dhe i ka ofruar ryshfet punonjëses së policisë për t’i shpëtuar penalizmit.

Policia bën me dije se është arrestuar në flagrancë Sh.Sh, i cili drejtonte një mjet të tonazhit të rëndë me targa AA190TA.
“Ora 7 me 9 ndalohet qarkullimi i mjeteve me tonazh të rëndë”- thotë në video punonjësja e policisë, ndërsa shoferi përpiqet ta korruptojë duke i ofruar para.