Ballina Aktualitet Tiranë, i ngarkuri me punë ad interim Taghikhani: Marrëdhëniet Shqipëri-Iran ndikohen nga...

Tiranë, i ngarkuri me punë ad interim Taghikhani: Marrëdhëniet Shqipëri-Iran ndikohen nga të tjerët

I ngarkuri me punë ad interim i Iranit në Tiranë, Amir Ali Taghikhani, teksa ka folur mbi marrëdhëniet mes dy vendeve, ka theksuar se “faktorë dhe palë të treta janë duke influencuar negativisht.”

Në fund të dhjetorit, qeveria vendosi dëbimin e ambasadorit iranian Gholamhossein Mohammadnia dhe të një diplomati tjetër, duke e arsyetuar këtë vendim me faktin se dy diplomatët kishin vënë në rrezik sigurinë kombëtare të Shqipërisë.

Ndërkohë, mbrëmë, me rastin e festës së vet kombëtare, Ambasada e Republikës Islamike të Iranit ka organizuar një pritje të veçantë për diplomatët, ambasadorët dhe konsujt e nderit në Tiranë.

Për kreun e misionit, të ngarkuarin me punë ad interim Amir Ali Taghikhani, “marrëdhënia e Republikës Islamike të Iranit me Republikën e Shqipërisë i ka rrënjët e thella historike dhe kulturore.” “Shqipëria është një vend i rëndësishëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Republika Islamike e Iranit e kupton më së miri dhe qartazi këtë rëndësi, – ka thënë më tej Taghikhani, i cili ka qenë edhe një shahist i njohur në nivel ndërkombëtar.

Sa i përket zhvillimeve të fundit dhe dëbimit të ambasadorit Mohammadnia, Taghikhani ka theksuar se “faktorë dhe palë të treta janë duke influencuar negativisht.”

Republika Islamike e Iranit ka festuar 40-vjetorin e revolucionit, i cili rrëzoi monarkinë e shahut Mohammad Reza Pahlavi dhe solli në pushtet regjimin aktual teokratik.