Ballina Aktualitet Tiranë, i infiltruari i Veliajt në protestë akuzon mediat

Tiranë, i infiltruari i Veliajt në protestë akuzon mediat

I riu Luis Kasneci, u bë i njohur sot pasi ndaloi banorët e ”Unazës së Re” t’i bashkoheshin protestës së studentëve. Lëvizja e tij ngjalli dyshime, ndërsa më vonë u publikuan fakte që tregonin se ai ishte një anëtar i FRESH-it dhe përkrahës i ”flaktë” i kryebashkiakut Veliaj.

Megjithatë, Kasneci nuk i ka pritur mirë lajmet e publikuara në media, duke i quajtur si ‘fake news’. Përmes një gjuhe kundërshtuese, ai shton se akuzuesit e tij nuk e dinë se çfarë do të thotë të protestosh dhe se shpresoj se ata do reflektojnë një ditë.

“Gjithmonë ka persona qe do sulmohen, në moment qe su ecin gjërat siç duan ‘atyre protestuesve’ që mua më ngjiret zëri nga 8 e mëngjesit deri në 8 te darkës. Por ska problem, këto lajme që dolen sot për mua, është shumë e lehtë për t’i bërë ballë, se të gjitha grupet e Fake News, të gjithë ata që kanë grupe pune që duan të sheshojnë zjarrin e protestës, apo të bashkojnë kauza me ne, është shumë e lehtë të përballesh. Ju pres gjithsecilin që do, të shkruaj kunder meje, s’ka problem, sepse do vij dita që do kuptoni se çdomëthënë që të protestosh për të drejtat e tua, çdomëthënë të protestosh për arsimimin tënd. Por s’ka gjë, jam shpresëplotë që do reflektoni. Ju mirëpres”, – sqaron ai në Facebook.