Ballina Aktualitet Tiranë, homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve, Basha: Për lirinë luftohet çdo ditë

Tiranë, homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve, Basha: Për lirinë luftohet çdo ditë

Ndërsa kreu i shtetit dhe mazhoranca qeverisëse u zhvendos në Vlorë, Partia Demokratike e deputetë të saj zhvilluan homazhe në Varrezat e e Dëshmorëve. I pranishëm në ceremoninë te Varrezat e Dëshmorëve ishte edhe ish presidenti i Republikës Bujar Nishani.
Në një prononcim për mediat, kryedemokrati Basha u shpreh se përulemi sot me nderim para sakrificave të mijëra shqiptarëve që dhanë jetën për lirinë.

“Nderim simbolit tonë kombëtar. Përkulemi me nderim para Ismail Qemalit dhe firmëtarëve të pavarësisë. Qindra e mijërave burrave e grave që dhanë jetën për çlirimin e Shqipërisë. Përkulemi para sakrificës UCK e komandantit legjendar Adem Jasharit qe lindi në këtë ditë të shënuar e mijëra shqiptarëve të tjerë.

Kjo sakrificë ky çmim i lartë që kombi ynë ka paguar është i pandar për të ruajtur lirinë e demokracinë. Për lirinë duhet luftuar çdo ditë. Jam sot në krah të gjithë qytetarëve që janë ngritur për të mbrojtur liritë e tyre. Ftesë për bashkim të shqiptarëve në betejë të papërditshme derisa liria e çdo shqiptari të jetë e garantuar me ligj,”- tha kryedemokrati Basha.