Ballina Aktualitet Tiranë, hiqet nga dokumentet zyrtare logoja e Skënderbeut

Tiranë, hiqet nga dokumentet zyrtare logoja e Skënderbeut

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka bërë të ditur se duke filluar nga dita e sotme, dokumentet zyrtare nuk do të kenë me logon e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut.

“Në zbatim të vendimit të Komisionit Shtetëror për Vitin Mbarëkombëtar Gjergj Kastriot-Skënderbeut, Keshilli i Lartë i Arkivave miratoi para një viti vendimin nr.12, që modelet e dokumenteve administrative, të përmbanin Logon Kombëtare në kuadër të ” Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot-Skënderbeut” e detyrueshme për zbatim nga gjithë administrata shqiptare. Nga dita e sotme dokumentet zyrtare nuk do të kenë me këtë logo”, – thuhet në njoftim.