Ballina Aktualitet Tiranë, hapet plotësisht në të dy drejtimet rruga drejt Elbasanit (VIDEO)

Tiranë, hapet plotësisht në të dy drejtimet rruga drejt Elbasanit (VIDEO)

Hapet plotësisht rruga Tiranë- Elbasan. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka lajmëruar se rruga është hapur e plotë për të gjitha automjetet mjetet, në të dyja korsitë e saj, pa asnjë kufizim dhe në përputhje me të gjitha normat dhe standardet e sigurisë.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, vonesa e shkaktuar erdhi për arsye teknike që kishin të bënin me shtrimin e tapetit asfaltik dhe një gjë e tillë u vonua për shkak të reshjeve që kanë shoqëruar këto muaj.

Ndërkohë, më 14 mars u hap vetëm njëri krah i segmentit nga kryqëzimi i Ibës deri tek hyrja e tunelit të Krrabës.

Punimet për rrugën Tiranë-Elbasan kanë filluar prej më shumë se tetë vitesh dhe, pas Rrugës së Kombit, u cilësua si vepra e dytë më e madhe publike.

Autostrada e re bashkon Elbasanin me Tiranën dhe e shkurton distancën në vetëm 31 kilometra, duke shkurtuar kështu kohën për udhëtarët. Rruga ka katër korsi, dhe është e pajisur me mjaft ura dhe mbikalime e nënkalime.