Ballina Sociale Tiranë, hapet mensa e shtatë sociale

Tiranë, hapet mensa e shtatë sociale

Kryeqytetit i është shtuar ditën e djeshme edhe një mensë e re në Njësinë nr.7. Në hapjen e saj morën pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj së bashku me kreun e Kryqit të Kuq Shqiptar, Ylli alushi, të cilët shërbyen drekën për të moshuarit dhe personat me vështirësi ekonomike. Sipas kryebashkiakut, kjo mensë do të jetë një tjetër sukses që do t’i vijë në ndihmë njerëzve në pamundësi.

“Është traditë e mrekullueshme dhe provon atë që kemi thënë prej kohësh. Askush nuk e ka monopol ndihmën dhe solidaritetin,patjetër që shteti dhe bashkia duhet të bëjë të vetën, ama kur secili merr një pjesë të barrës, gjithçka bëhet më e lehtë. Ndaj jam sot i bekuar, i lumtur dhe shumë i kënaqur që këtë barrë të ndihmës në komunitetet tona po e ndajmë me miqtë e Kryqit të Kuq”, – theksoi më tej ai.