Ballina Aktualitet Tiranë, guvernatori Sejko: BSH mban të pandryshuar normën bazë të interesit

Tiranë, guvernatori Sejko: BSH mban të pandryshuar normën bazë të interesit

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko bëri të ditur faktin se BSH do të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit.

Gjatë një konference për shtyp, Sejko tregoi disa nga vendimmarrjet e politikës monetare. Po ashtu Sejko tha se rritja e ekonomisë për vitin 2018 është e kënaqshme.

“Rritja ekonomike për vitin 2018 është e kënaqshme. Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën baze të interesit, si dhe normat e interesit të kredive. Rritja e normës bazë të interesit s’do të fillojë para tremujorit të dytë të vitit 2019. Banka e Shqipërisë do vijojë të monitorojë kursin e këmbimit. Në vitin 2018, rritje të punësimit dhe pagave si dhe rritja ekonomike ka qenë e kënaqshme,” – tha Sejko.