Ballina Aktualitet Tiranë, goditën me gurë punonjësit e IKMT, procedohen penalisht nëntë persona

Tiranë, goditën me gurë punonjësit e IKMT, procedohen penalisht nëntë persona

Policia e Shtetit në Tiranë ka proceduar penalisht nëntë banorë të zonës që preket nga zgjerimi i rrugës së unazës së re në kryeqytet për sulmin e një dite më parë me gurë e sende të forta ndaj punonjësve të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe të Policisë së Shtetit.

Sipas njoftimit të dhënë nga Policia e Shtetit, më datë 7 nëntor, në Rrugën “Teodor Keko”, rreth orës 10:45 minuta, një grup personash kanë goditur me gurë e sende të forta punonjësit e IKMT dhe efektivët e Policisë së Shtetit. Si pasojë e sulmit me gurë dhe sende të forta mbetën të plagosur katër punonjës të IKMT dhe një efektiv i Policisë së Shtetit.

Në lidhje me ngjarjen, pas kryerjes së veprimeve hetimore, Policia e Shtetit ka proceduar penalisht nëntë persona, njëri prej të cilëve është arrestuar.