Ballina Aktualitet Tiranë, trupi Gjykata jep masën për Anika Taçin

Tiranë, trupi Gjykata jep masën për Anika Taçin

Gjykata e Shkallës së parë e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim për paraqitje për Anika Taçin, motrën e Rezart Taçit, ish-bosit shqiptar të naftës. Anika Taçi dyshohet për fshehje të të ardhurave në shumën e 2 milionë eurove. Ndonëse Prokuroria e Tiranës kërkoi arrest me burg për Taçin, trupi gjykues e la me detyrim për paraqitje. Anika Taçi po hetohet nga Prokuroria e Tiranës si e dyshuar edhe për pastrim parash.

Kujtojmë që Taçi Group falimentoi në vitin 2013, kur administrata tatimore i bllokoi gjithë rafinerinë. Shkak ishte gjendja e vështirë financiare, shkaktuar nga borxhet e shumta.