Ballina Aktualitet Tiranë, gjimnazisja hidhet nga kati i tretë i shkollës

Tiranë, gjimnazisja hidhet nga kati i tretë i shkollës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet.

Një vajzë 18-vjeçare mësohet se është hedhur nga kati i tretë i shkollës së mesme “Myslim Shima” të Kasharit, dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, por nuk dihet ende se si ka ndodhur ngjarja dhe rrethanat e saj.

“Në Yrshek është vetëhedhur nga kati i tretë i një shkolle të mesme, nxënësja M. B., 18 vjeçe e cila aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Po punohet për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave,” – njofton policia.