Ballina Aktualitet Tiranë, ministri Gjiknuri: S’ka prishje pa dalë vendimi i qeverisë për shpronësim

Tiranë, ministri Gjiknuri: S’ka prishje pa dalë vendimi i qeverisë për shpronësim

Projekti i “Unazës së Re” prej ditësh është bërë kryefjalë e politikës dhe e banorëve të zonës së “Astirit”, të cilët kërkojnë me ngulm të shpronësohen me vlerën e tregut.

Për këtë ka folur edhe ministri i infrastrukturës Damian Gjiknuri, i cili theksoi se nuk do të ketë prishje pa dalë më parë vendimi i Këshillit të Ministrave për dëmshpërblimet e banorëve.

“Unaza e Tiranës, aorta e gjithë Shqipërisë. Masterplani i projektit për unazën që në vitin ’89. Po tentohet të pengohet zhvillimi i projektit. Nuk ka prishje, pa dalë VKM për shpronësim. Do dalë VKM për 180 objekte. Banorët të bashkëpunojnë me ARRSH. Pastrimi i zonës, pasi të bëhen shpronësimet,” – ka thënë ministri Gjiknuri.