Ballina Aktualitet Tiranë, Gjermania financon rreth 3 mln euro për konviktet në Shqipëri

Tiranë, Gjermania financon rreth 3 mln euro për konviktet në Shqipëri

E ndërsa pak ditë më parë Rama publikoi një video me pamjet nga investimet që po bëhen te Inxhinieria e Ndërtimit, sot Këshilli i Ministrave ka miratuar një tjetër vendim për investimet në konvikte falë mbështetjes së Gjermanisë.

Studentët vijojnë protestën të ndarë në dy grupe, ndërsa kërkojnë plotësimin e tetë kërkesave, por pa dialog me qeverinë. Njëra nga kërkesat e studentëve është përmirësimi i kushteve në konvikte. E ndërsa pak ditë më parë Rama publikoi një video me pamjet nga investimet që po bëhen te Inxhinieria e Ndërtimit, sot Këshilli i Ministrave ka miratuar një tjetër vendim për investimet në konvikte falë mbështetjes së Gjermanisë.

“Miratohet në parim marrëveshja e financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe KfW Frankfurt am Main (KfW), për programin e rehabilitimit të konvikteve të Universitetit të Tiranës sipas parimit të efiҫencës së energjisë, faza III, me një grant në shumën 2 927 765.96 (dy milionë e nëntëqind e njëzet e shtatë mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e pesë pikë nëntëdhjetë e gjashtë) euro, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi” – thuhet në vendim.

Kryeministri Edi Rama zbuloi pak ditë më parë se i kishte kërkuar kancelares Angela Merkel financim për konviktet në Shqipëri. Shefi i qeverisë në ditët e fundit ka deklaruar ashtu si te Inxhinieria e Ndërtimit, edhe në konviktet në Qytet Studenti do të vijojnë investimet.