Tiranë/Gjendet i pajetë në rrugë një 53 vjeçar

16

Gjendet i vdekur në rrugë një qytetar në Tiranë.

Viktima është pikasur nga kalimtarët në zonën e Kombinatit, dhe më pas është njoftuar edhe policia.

Burime policore bënë me dije për Noa.al se sot rreth orës 06:30, në Kombinat, në trotuar është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi P. G., 53 vjeç.

Paraprakisht dyshohet vdekje natyrale.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.