Ballina Aktualitet Tiranë, gjendet e vdekur 45-vjeçarja, dyshohet se është vrarë

Tiranë, gjendet e vdekur 45-vjeçarja, dyshohet se është vrarë

Një 45-vjeçare ësht gjendur e vdekur mëngjesin e sotëm pranë liqenit të Sharrës në Tiranë, e dyshohet se është vrarë me mjete të forta.

Bëhet me dije se në pjesën e kokës të viktimës janë konstatuar shenja dhune të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga goditja me mjete të forta.

“Rreth orës 08:18, pranë liqenit të Sharrës është gjetur një trup i pajetë, i gjinisë femër, e moshës rreth 40-45 vjeçe. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e trupit të pajetë,”- thuhet në njoftimin e Policisë.