Ballina Aktualitet Tiranë, gazetarë, pedagogë, aktivistë dhe aktorë, personalitetet që i janë bashkuar protestës...

Tiranë, gazetarë, pedagogë, aktivistë dhe aktorë, personalitetet që i janë bashkuar protestës së studentëve

Protestës së studentëve kundër tarifave të larta në universitete, para Ministrisë së Arsimit, i janë bashkuar personalitete të njohura.

Mëngjesin e sotëm, protestën e mbështeti gazetarja Aranita Brahaj, e cila shprehej, – “Po afron dita e studentëve. Tirana që dua proteston kundër tarifave të rënda për studentët e universiteteve publike. Kundër thellimit të varfërisë për më të varfërit që duan të shkollohen”.

Në protestë ka marrë pjesë “Aleanca për Teatrin”, Aktori Neritan Liçaj dhe regjisori Kastriot Çipi dhanë mesazhe mbështetëse për studentët.

Protestës po ashtu i është bashkuar pedagogu Edmon Tupe, Ervin Goci dhe aktivisti Adriatik Lapaj.