Ballina Aktualitet Tiranë, fshehu dënimin, kërkohet burg për gjyqtarin Thanza

Tiranë, fshehu dënimin, kërkohet burg për gjyqtarin Thanza

Prokuroria e Tiranës kërkon dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për ish-gjyqtarin Admir Thanza, i cili akuzohet për falsifikim të formularit të dekriminalizmit.

Ai nuk kishte deklaruar në formular një dënim me burg të marrë nga gjykatat italiane në vitin 1999. Dënimi është dhënë në vitin 1999, ndonëse ish-gjyqtari nuk e ka pranuar konsumimin e veprës penale.

Vitin e kaluar, Admir Thanza, teksa ishte anëtar i Gjykatës së Lartë, nuk e kaloi procesin e vlerësimit kalimtar. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi largimin e tij nga detyra, pasi kishte fshehur dënimin e marrë në Itali.

Krahas largimit nga detyra, Thanza përballet tani edhe me akuzën e fshehjes dhe falsifikimit të të dhënave, pasi dënimin e marrë në Itali nuk e kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit. Për këtë arsye, Prokuroria e Tiranës ka hapur ndaj tij edhe çështjen penale, duke kërkuar dënimin me burg.