Ballina Aktualitet Tiranë, Forumi për Liritë Akademike: Pedagogët t’i bashkohen studentëve në protestë

Tiranë, Forumi për Liritë Akademike: Pedagogët t’i bashkohen studentëve në protestë

Forumi për Liritë Akademike dhe Autonominë Universitare ka ftuar pedagogët t’i bashkohen protestës së studentëve. “Të angazhuar prej vitesh në kundërshtimin e ligjit për arsimimin e lartë dhe reformimin e thellë të sistemit universitar edhe sot si përherë jemi me studentët,” – thuhet në deklaratën e Forumit për Liritë Akademike dhe Autonominë Universitare.

Edhe më herët, Prof. Mark Marku, në cilësinë e koordinatorit të Forumit për Liritë Akademike dhe Autonominë Universitare, ka bërë të njihur mbështetjen për protestën dhe kërkesat e studentëve.