Ballina Aktualitet Tiranë, Forcat e Armatosura, Gjen. Brig. Albert Mullai në krye të Forcës...

Tiranë, Forcat e Armatosura, Gjen. Brig. Albert Mullai në krye të Forcës Tokësore

Gjen. Bri. Albert Mullai është tani komandanti i ri i Forcës Tokësore të Forcave të Armatosura të vendit tonë. Ai e mori këtë detyrë, duke zëvendësuar Gjen. Maj. Nazmi Cahani, që e mbajti këtë detyrë për më shumë se tri vjet.

E pranishme në ceremoninë e ndërrimit të komandantëve të Forcës Tokësore ishte edhe ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila deklaroi se “vlerësimi i profesionistëve dhe njerëzve të përkushtuar është motoja e punës në Forcat e Armatosura.”

Gjen. Maj. Nazmi Cahani dorëzoi detyrën, duke falënderuar gjithë bashkëpunëtorët e tij gjatë tri viteve në krye të Forcës Tokësore, ndërkohë që komandanti i ri Gjen. Bri. Albert Mullai siguroi se “fokusi i punës së tij do të jenë stërvitja dhe kujdesi për kushtet e punës, për gjithë efektivët e Forcës Tokësore dhe familjet e tyre.”

Gjen. Maj. Nazmi Cahani do të vijojë të shërbejë në Forcat e Armatosura, si përfaqësuesi ushtarak i vendit tonë në selinë qendrore të NATO në Bruksel.