Ballina Aktualitet Tiranë, flet nga burgu Daniel Dobraj: I kërkoj falje publike efektives

Tiranë, flet nga burgu Daniel Dobraj: I kërkoj falje publike efektives

Shtetasi Danial Dobraj, që dyshohet se qëlloi me kapsolle efektiven Ina Nuku, ka theksuar përmes linjës telefonike se qëllimi i protestës së tyre ishte për të mbrojtur banesën dhe jo për të lënduar policinë.

“Dua të kërkoj falje publikisht, edhe nëse është kapsolli që kam hedhur unë ai që ka lënduar efektiven. Nuk ishte e qëllimshme, nuk ishte ajo që kërkonim ne. Kemi dalë për të mbrojtur pronën tonë dhe nuk doja të dëmtohej efektivja”.

Daniel Drobaj ka theksuar po ashtu se gjatë shoqërimit në polici është dhunuar me grushta dhe shpulla nga 4 civila dhe nga drejtori.
“Kur jam shoqëruar për në komisariat jam dhunuar nga katër civilia dhe drejtori. Kur kam shkuar në komisariat po ashtu jam dhunuar dhe nga drejtori. Me grushta, me ofendime dhe shpulla nga më të ndryshmet. Këtu jam mjekuar, po më kanë dëmtuar civilët, gjatë momentit të shoqërimit. Ndihem më mirë, tani. Na kanë pritur shumë mirë dhe kemi mbështetje. Familjarët nuk i kanë lejuar që ti takoj për shkak të festave. Unë jam 18-vjeç dhe nuk kam bërë një gabim që jam këtu dhe më kanë ndërprerë shkollën. Jam në shkollë në vit të parë për Inxhinieri Ndërtimi, dhe kam mbaruar gjimnazin me mesataren 9.5”, – ka përfunduar ai.