Ballina Kronikë Tiranë, flet autori Daniel Droba: Nuk doja t’a dëmtoja Ina Nukën

Tiranë, flet autori Daniel Droba: Nuk doja t’a dëmtoja Ina Nukën

Daniel Droba, teksa ka dalë sot para trupit gjykues për të mësuar masën e sigurisë, ka pranuar se ka hedhur kapsolla gjatë protestës së banorëve të Unazës së Re para Kuvendit. Ai ka deklaruar se ka hedhur tre kapsolla në drejtim të llamarinave, por nuk ka pasur qëllim të dëmtojë policen Ina Nuka.

Droba u arrestua dje me akuzën e plagosjes së efektives së Policisë së Shtetit, pasi gjatë protestës para Kuvendit në drejtim të polices Ina Nuka hodhi kapsollën, gjë që i dëmtoi asaj gishtat e njërës dorë. Daniel Droba u mor në pyetje menjëherë pas arrestimit, duke pranuar se ka hedhur kapsolla gjatë protestës së banorëve të Unazës së Re.

Policia e Shtetit ka deklaruar se hedhja e kapsollës nga i riu në drejtim të polices Ina Nuka është e dokumentuar me pamje filmike, ndërsa mohon akuzat për dhunë ndaj 18-vjeçarit.