Ballina Aktualitet Tiranë, filmi i ri i Steve McQueen “Widows” në kinemanë Imperial

Tiranë, filmi i ri i Steve McQueen “Widows” në kinemanë Imperial

Viola Davis, Michelle Rodriguez, Colin Pharrell dhe Liam Neeson sjellin në ekranin e madh të kinema Imperial filmin “Widows” ose ndryshe “Vejushat”, të vlerësuar maksimalisht nga kritika e specializuar.

Regjisori i “Vejushave”, Steve McQueen rikthehet pas 5 viteve mungesë, që pas filmit “12 vite skllav”, me të cilin u vlerësua me 3 çmime “Oscar” në vitin 2013.

Në Çikagon e ditëve të sotme, 4 vejusha me asgjë të përbashkët, përveç një borxhi të madh, të lëna nga bashkëshortët e vdekur për shkak të aktivitetit të tyre kriminal, marrin në duar fatin e tyre duke u përpjekur të ndërtojnë një të ardhme sipas rregullave që ato përcaktojnë.

“Zakonisht, njerëzit flasin për filma të kësaj natyre dhe thonë se është e mrekullueshme që bëjnë filma me femrat që drejtojnë. Në vitet ’30, ’40 dhe ‘50 janë bërë gjatë gjithë kohës filma të tillë. Ato femra ishin ikona, u kthyen në yje. Pse të mos vazhdojmë ta bëjmë sërish këtë gjë?”, – është shprehur regjizori për krijimin e tij më të fundit.