Ballina Aktualitet Tiranë, fillon procesi i vlerësimit kalimtar të punonjësve të Policisë së Shtetit

Tiranë, fillon procesi i vlerësimit kalimtar të punonjësve të Policisë së Shtetit

Përzgjidhen 45 emrat e parë që do t’i nënshtrohen procesit të vlerësimit kalimtar në Policinë e Shtetit. Në bazë të kuadrit ligjor të miratuar, për pastrimin e Policisë së Shtetit nga elementët e inkriminuar, Komisioni i Jashtëm për Vlerësimin Kalimtar dhe Periodik të Punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme bën me dije se subjektet e vlerësimit janë në detyrat më të larta drejtuese në Policinë e Shtetit.

Për momentin, dosjet e vetëdeklarimit janë tërhequr nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit dhe ka nisur puna në fazën e parë, që është ajo e shqyrtimit të deklaratave, kërkimit të informacioneve dhe verifikimeve përkatëse.

Sipas parashikimeve ligjore, pas procesit të hetimit administrativ, për çdo subjekt do të mbahet edhe seanca e hapur dëgjimore.