Tiranë, festat e fundvitit, shtohen masat për parandalimin e fishekzjarrëve të rrezikshëm

0
1

Policia e Shtetit ka shtuar masat me qëllim parandalimin e hedhjes në treg të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve, të cilët rrezikojnë sigurinë publike. Sipas një njoftimi të Policisë së Shtetit, prej disa ditësh tashmë ka nisur ushtrimi i kontrolleve në subjektet tregtare, ndërkohë që disa persona janë proceduar edhe penalisht.

Vetëm javën e fundit, në të gjithë vendin jane kontrolluar 334 subjekte të ndryshme tregtare, ku janë konstatuar fishekzjarrë apo lëndë të tjera piroteknike. Deri tani janë proceduar penalisht katër persona.

Policia e Shtetit bën të ditur se me afrimin e festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, me qëllim krijimin dhe garantimin e një mjedisi sa më të sigurt për qytetarët kontrollet në terren do të vijojnë për verifikimin dhe zbatimin e rregullave të magazinimit, tregtimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve nga subjektet e liçensuara.