Ballina LAJME Tiranë, Elisa Spiropali gafë në parlament, ngatërron ngjyrat e flamurit kombëtar

Tiranë, Elisa Spiropali gafë në parlament, ngatërron ngjyrat e flamurit kombëtar

Deputetja socialiste, Elisa Spiropali, e cila njihet për deklarata e saj shpesh kontroverse, siç ishte krahasimi i kryeministrit Rama me Skënderbeun, ka bërë një gafë nga foltorja e Kuvendit.

Spiropali, ngatërroi ngjyrat e flamurit shqiptar, duke u shprehur se shqiponja qëndron në “fushë të zezë”.

”Në themel të krenarisë së kësaj date qëndron simboli i flamurit, shqiponja me dy krena në fushë të zezë. Ky simbol na përbashkon kudo dhe gjithmonë, në kohë dhe në të gjitha hapsirat tona”. – pohoi Spiropali.

Ditë më parë, gafë bëri edhe deputeti tjetër socialist, Fate Velaj, që llogariti gabim përvjetorin e Lëvizjes Nacional-Çlirimtare.