Ballina Aktualitet Tiranë, ekstradohet nga Greqia i kërkuari për vrasje

Tiranë, ekstradohet nga Greqia i kërkuari për vrasje

Interpol Tirana ka ekstraduar nga Greqia një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ishte i dënuar me 20 vite burg për veprat penale të vrasjes me dashje dhe të mbajtjes pa leje të armëve.

Gëzim Toma, 37 vjeç, u arrestua falë bashkëpunimit me autoritetet policore greke më 29 nëntor 2013 në Athinë, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Korçë e ka dënuar me 20 vite burg për veprat penale të lartpërmendura.

Shtetasi Gëzim Toma ka qenë duke vuajtur dënimin në burgin e Drenovës kur, duke kërcënuar me armë gardianët, është arratisur dhe larguar drejt greqisë.