Ballina Aktualitet Tiranë, efektivja e plagosur në krye të detyrës niset për operacion drejt...

Tiranë, efektivja e plagosur në krye të detyrës niset për operacion drejt Stambollit

Pasditen e djeshme kryeministri Edi Rama vizitoi në Spitalin e Traumës në Tiranë efektivët e plagosur si pasojë e protestës së banorëve të Astirit, përpara Kuvendit. Ndër 13 efektivët e plagosur, kryeministri Rama takoi edhe Ina Nukën, efektiven e Policisë së Rendit, e cila humbi tre nga gishtat e dorës së djathtë.

“Po shikoj opsionin të të çoj në Turqi, nesër do të nisesh drejt Stambollit,” – ka theksuar kryeministri Rama, pasditën e djeshme gjatë vizitës në spital.

Gjithashtu, Ina Nuka i kërkoi kryeministrit që kur të shërohet të luajnë një lojë basketbolli për të cilën Rama i premtoi se do ta realizojnë.