Ballina Aktualitet Tiranë, edhe Veliaj si Rama: Na ndajnë 22 ditë nga zgjedhjet e...

Tiranë, edhe Veliaj si Rama: Na ndajnë 22 ditë nga zgjedhjet e 30 qershorit

Sikurse kryeministri Edi Rama, edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njëherësh edhe kandidat për një mandat të dytë në këtë njësi administrative, nuk e ka mirëpritur vendimin e Presidentit të Republikës për shfuqizimin e dekretit që zgjedhjet vendore i caktonte më 30 qershor.

Në një postim në Facebook, Veliaj shkruan se Shqipërinë e ndajnë vetëm 22 ditë nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

“Edhe 22 ditë! Në 30 Qershor, Tirana vendos 2, punën ose dhunën, 30 vitet e shkuara ose 30 vitet e ardhshme! Forca!” – shkruan kryetari i Bashkisë së Tiranës.