Ballina Aktualitet Tiranë, Durrës dhe Elbasan, sot nuk zhvillohet mësim në shkolla

Tiranë, Durrës dhe Elbasan, sot nuk zhvillohet mësim në shkolla

Sot, nxënësit që janë banorë të qarqeve të Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit nuk do të zhvillojnë mësim. Vendimi është njoftuar nga ministrja e arsimit, sportit dhe rinisë Besa Shahini, vendim ky që nuk lidhet me infrastrukturën shkollore, por me gjendjen psikologjike dhe emocionale të fëmijëve.

“Eshtë e kuptueshme dhe, duke dëgjuar psikologët, kemi vendosur që dita e nesërme në Tiranë, Elbasan dhe Durrës do jetë pushim,” – tha ministrja Shahini.

Sipas ministres Shahini, me përjashtim të dy shkollave, një në Bërxull dhe një në Tiranë, shkollat e tjera në të gjitha zonat e prekura nga tërmeti i së shtunës pasdite nuk janë dëmtuar dhe procesi mësimor mund të vijojë normalisht.