Ballina Aktualitet Tiranë, drogë të fshehur brenda makinës, kapen katër trafikantë

Tiranë, drogë të fshehur brenda makinës, kapen katër trafikantë

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të trafikut të lëndëve narkotike dhe ka shoqëruar katër persona si të përfshirë, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 kg kanabis i përpunuar, i cili ishte gati për treg.

Uniformat blu në rrugë operative kishin siguruar informacione për një makinë të dyshimtë, të cilën e ndoqën nga Fushë-Kruja në Tiranë.

Mësohet se pas kontrollit të mjetit u gjet në bagazh 2 kg kanabis i përpunuar, ndërsa autorët janë shoqëruar në komisariat dhe po merren në pyetje.