Ballina Aktualitet Tiranë, Drejtoria e Patentave thjeshtëzon proçedurat

Tiranë, Drejtoria e Patentave thjeshtëzon proçedurat

Pas emërimit të drejtorit të ri Blendi Gonxhe, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka ndërmarrë një sërë nismash të cilat synojnë që të ofrojnë një shërbim më cilësor për qytetarët.

Për të lehtësuar nevojat e qytetarëve që e kanë të pamundur që të paraqiten në sportele brenda orës 16:00, ky institucion ka zgjatur orarin e ofrimit të shërbimeve.

Nga sot, qytetarët do të mund të marrin të gjitha shërbimet pranë sporteve në të 13 Drejtoritë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor edhe përtej orarit 16:00. “AllDayOpen! Për të lehtësuar nevojat e atyre qytetarëve që kanë pamundësi të paraqiten në sportelet e DPSHTRR brenda orës 16, nga sot, çdo të Mërkurë, në të 13 Drejtoritë Rajonale jemi hapur deri në ora 19 për çdo shërbim e aplikim”, – thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.