Ballina Aktualitet Tiranë, dorëzohet qeveria! Ministria e Arsimit shfuqizon VKM për provimet e mbartura

Tiranë, dorëzohet qeveria! Ministria e Arsimit shfuqizon VKM për provimet e mbartura

Pas protestës masive që mbajtën sot studentët e Universiteteve publike, kundër tarifës për provimet e mbartura, qeveria është dorëzuar.
Protesta e studentëve ka zmbrapsur qeverinë duke shfuqizuar që sot VKM për provimet e mbartura. Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla doli pak minuta më parë në një konferencë për shtyp, për të bërë të ditur vendimin.

Ajo i’u ka kërkuar drejtuesve të universiteteve të zgjidhin problemet e tjera që kanë studentët.
“Është dhe një kërkesë tjetër. Qeveria nuk bën as ulje e as ngritje të tarifave të studimit, janë universitetet që i përcaktojnë ndaj jeni të lutur por patjetër dhe të monitoruar nga MAS që ju të shteroni me studentëve dhe pedagogët një debat që sa mundësi ka të realizohet. Sot buxheti i shtetit mundëson mbi 75 të kostos reale të studimit. Në UT mbulon mbi 85% të kostos. Është një debat që do i shkojmë në fund, faleminderit studentëve që shërbyen si nxitës”.

Ky vendim u prit me brohoritje nga studentët të cilët sot që në orët e para të mëngjesit mbushën Rrugën e Barrikadave dhe marshuan drejt ministrisë me pankarta “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.