Ballina Aktualitet Tiranë, dorëhiqet pedagogu në Universitetin Bujqësor

Tiranë, dorëhiqet pedagogu në Universitetin Bujqësor

Doktor Dardan Shehdula është dorëhequr nga detyra si pedagog i Universitetit Bujqësor, për shkak të degradimit të këtij institucioni. Shehdula u ka dërguar kolegëve një letër të hapur për këtë vendim, që është publikuar nga Taulant Muka, ish-zv/ministër i Arsimit.

Muka thotë se pedagog të tjerë të Bujqësorit kërcënohen nga rektori Bahri Musabelliu vetëm pse komentojnë në statuset që publikon për arsimin e lartë.

Sa i përket letrës së dorëheqjes, Shehdula rendit aty të gjitha arsyet që e kanë çuar drejt këtij vendimi. Ai përshkruan një situatë brenda universitetit që nuk ka të bëjë fare me një institucion normal arsimor.