Ballina Aktualitet Tiranë, djegia e mandateve, reagon ambasada e SHBA: Po minoni demokracinë

Tiranë, djegia e mandateve, reagon ambasada e SHBA: Po minoni demokracinë

Pas vendimit të opozitës së bashkuar për djegien e mandateve u bë me dije dhe reagimi i ambasadës së SHBA në Tiranë.

Vendimi i opozitës, siç thuhet në reagimin e ambasadës minon parimet bazë të demokracisë. Po ashtu theksohet se ky vendim saboton përparimin e rëndësishëm që Shqipëria ka arritur në zbatimin e ligjit dhe qeverisjen e përgjegjshme.

Ambasada i bën apel deputetëve të heqin dorë nga ky vendim pasi zhgënjehen njerëzit të cilët i kanë zgjedhur për t’i përfaqësuar.