Ballina Aktualitet Tiranë, djegia e mandateve nga opozita, juristi Kume: Kuvendi funksionon, por do...

Tiranë, djegia e mandateve nga opozita, juristi Kume: Kuvendi funksionon, por do të mbetet gjysmak (VIDEO)

Më shumë se sa si çeshtje numrash, juristi dhe ish-kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, vendimin e opozitës për djegien e mandateve e sheh si funksionim jo normal të demokracisë institucionale.

“Mazhoranca i ka numrat, – thotë Kume, – dhe Kuvendi do të funksionojë, mazhoranca mund të miratojë ligjet që do. Megjithatë, në mungesë të opozitës, Kuvendi do të mbetet institucion gjysmak.”

Kume shton se, edhe në rastin më ekstrem, në rast se zhvillohen zgjedhje të parakohëshme, përsëri do të ketë konflikte për sa kohë nuk do të ndryshohet vetë kuadri ligjor që administron zgjedhjet.