Ballina Aktualitet Tiranë, djegia e mandateve nga opozita, analisti Çipa: Veprim ekstrem, nuk do...

Tiranë, djegia e mandateve nga opozita, analisti Çipa: Veprim ekstrem, nuk do të ndodhë (VIDEO)

Gazetari dhe analisti i njohur Aleksandër Çipa, teksa ka komentuar vendimin e Partisë Demokratike dhe të forcave të tjera politike të opozitës për të djegur mandatet, shprehet se ai është një veprim ekstrem që ka pak gjasa për të ndodhur.

Sipas Çipës, veprime të tilla ekstreme nuk janë asnjëherë të mira dhe thuajse asnjëherë nuk sjellin rezultate pozitive. “Të tilla veprime nuk duhet të ndodhin,” – thekson analisti.

Mandatin që një deputet ka ai e lidh ngushtë me votëbesimin që ka marrë nga elektorati dhe, për këtë arsye, analisti Aleksandër Çipa është i mendimit se deputetët nuk duhet të ndërmarrin vendime apo veprime që shkojnë kundër kontratës që ata kanë me elektoratin.