Ballina Aktualitet Tiranë, djegia e mandateve, diplomatët e BE dhe SHBA në zyrën e...

Tiranë, djegia e mandateve, diplomatët e BE dhe SHBA në zyrën e kryeministrit Rama

Dy përfaqësuesit, ambasadori i BE Luigi Soreca dhe zëvendësambasadorja amerikane Leyla Moses-Ones kanë mbërritur në Kryeministri, pas situatës së tensionuar, e cila erdhi si pasojë e vendimit të opozitës për djegien e mandateve.

Dy diplomatët po zhvillojnë një takim me kryeministrin e vendit Edi Rama, ku temë e diskutimit mendohet të jetë pikërisht situata politike e krijuar në vend, pas protestës së 16 shkurtit.