Ballina Aktualitet Tiranë, ditë zie kombëtare, nëntetarja Hasanaj prehet në Varrezat e Dëshmorëve të...

Tiranë, ditë zie kombëtare, nëntetarja Hasanaj prehet në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit

Me vendim të Këshillit të Ministrave, dita e sotme është shpallur ditë zie kombëtare në nderim të nëntetares Zarife Hasanaj, rënë në krye të detyrës gjatë misionit të saj jashtë vendit. Sipas këtij vendimi, në të gjitha institucionet shtetërore flamujt do të ulen në gjysmështizë dhe në orën 12:00 do të mbahet një minutë heshtje.

Ndërkohë, paraditen e sotme në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohen homazhet në nderim të nëntetares Zarife Hasanaj. Homazhet për dëshmoren Zarife Hasanaj do të mbahen nga ora 10:00 deri në orën 11:30. Më pas, në orën 12:00 do të mbahet ceremonia shtetërore dhe në orën 13:00 ceremonia e varrimit pranë Varrezave të Dëshmorëve të Kombit, ku edhe do të prehet nëntetarja e rënë në krye të detyrës.

Nga aksidenti në Letoni mbeti i plagosur rëndë komandanti i kontigjentit shqiptar Maj. Klodian Tanushi dhe më lehtë Rresh. Julian Kapaj. Efektivët e Forcave të Armatosura, pjesë e grupit xhenier për demontimin e minave, janë duke marrë pjesë në misionin e NATO në Letoni.