Ballina Aktualitet Tiranë, “Dita pa makina”, ja rrugët që do të bllokohen

Tiranë, “Dita pa makina”, ja rrugët që do të bllokohen

Dita e Fëmijëve do të sjellë festime në kryeqytet dhe ndaj Bashkia e Tiranës do të rikthejë nismën “Dita pa makina”, dhe në bashkëpunim me Policinë e Shtetit e atë Bashkiake, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa prej rrugëve të qytetit.

Rrugët që do të bllokohen janë:

Sipas planit, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga ora 08:00 deri në orën 17:00, si dhe në Sheshin “Nënë Tereza” nga data 1 qershor 2019 ora 00:00 deri në datën 2 qershor 2019 ora 00:00.

Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet në rrugët “Ibrahim Rrugova”, “Lek Dukagjini” dhe “Papa Gjon Pali II”.

Ndërsa mjetet e transportit urban të qytetit do të devijohen si më poshtë:

• Linja e Unazës do të devijohet në urën e rrugës “Sami Frashëri” me urën e rrugës “Elbasanit”.

• Linja “Tirana e Re”, “Kopshti Zoologjik” do të devijohen te sheshi “Ëilson” , ura e Drejtorisë së Policisë.

• Linja “Kristali”do të devijohet te sheshi “Ëilson” dhe St. Trenit.

• Linja “Kinostudio-Kombinat”, do të devijohet tek Sheshi “Medresesë” si dhe përballë kishës Ortodokse.

• Linja “Kashar” do të devijohet te “Kafe Flora”, Kisha Ortodokse.

• Linja “Megatek” dhe “Institut” devijohet te “Kafe Flora”

• Linja “Qyteti Studenti”/’Jordan Misja” “Sauk”, dhe “Sanatorium” do të devijohen te rruga “Ismail Qemali”, “Gjon Pali II”, Blv, “Bajram Curri”, rrugës “Elbasanit”.

• Linja” Mihal Grameno” do të devijohet te ura pranë rrugës “Elbasanit”.

• Linja “Materniteti Ri”do të devijohet te ura pranë rrugës “Elbasanit”dhe kishës Ortodokse.

• Linja “Sharra” do të devijohet te St. Trenit si dhe përballë kishës Ortodokse në rrugën e “Kavajës”.

• Mbas orës 17:00 të datës 1 Qershor linjat ‘Tirana e Re” dhe “Kopshti Zoologjik”do të kthehen te BIV.”Dëshmorët e Kombit” dhe do të stacionohen te hotel “Rogner”.