Ballina Aktualitet Tiranë, diaspora mbështet studentët: Janë viktima të mungesës së shpresës

Tiranë, diaspora mbështet studentët: Janë viktima të mungesës së shpresës

Federata Panshqiptare e Amerikës “Vatra” dhe Organizata Rinore Rrënjët Shqiptare – Albanian Roots kanë shprehur mbështetjen e tyre pa asnjë rezervë për protestat studentore në Tiranë, duke e quajtur lëvizjen e tyre si “shprehja më sublime kundër varfërisë që ka kapur për fyti familjet shqiptare.”

“Studentët, – vijon deklarata e publikuar nga dy organizatat e diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara, – janë viktimat e para të mungesës së shpresës për një të ardhme në Shqipëri, shtresa më vitale dhe e sinqertë, ndaj kjo protestë është këmbana më e fortë për krizën e përgjithshme shoqërore, gjendjen e mjeruar ekonomike dhe situatën e pashpresë ku ndodhet sot vendi.”

Në deklaratë, Federata Panshqiptare e Amerikës “Vatra” dhe Organizata Rinore Rrënjët Shqiptare – Albanian Roots i bëjnë thirrje qeverisë shqiptare të plotësojë menjëherë kërkesat legjitime të studentëve. “Federata Panshqiptare e Amerikës “Vatra” dhe Organizata Rinore Rrënjët Shqiptare – Albanian Roots janë dhe do të jenë deri në fund në mbështetje të parezervë të studentëve dhe i bëjnë thirrje qeverisë shqiptare të plotësojë menjëherë kërkesat legjitime të tyre. Fitorja do të jetë me studentët!” – përfundon deklarata e dy organizatave të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara.